Rikthimi në formacion i Bledi Shkëmbit, pas mungesës me Kukësin për arsye pezullimi është një bonus për trajnerin Mirel Josa, që do të ta ketë organikën të plotë në transfertë me “Djemtë e Detit”. Kapiteni i kampionëve të fuqi, qëndroi në tribunë bashkë me tifozët në sfidën e shtëpisë ndaj verilindorëve, pa mundur të shijojë fitoren, edhe pse Skënderbeu u shfaq ndjeshëm superior ndaj kundërshtarit. “Ju siguroj që është më e vështirë në tribunë sesa në fushën e blertë. Unë si të gjithë tifozët jam i kënaqur me lojën e skuadrës, por po na bëhet zakon të ndëshkohemi nga gjyqtari, që na këtë sfidë na hoqi dy pikë”. Nga Kukësi te Teuta. Statistikat e viteve të fundit flasin ndjeshëm në favor të “Djemve të Detit”, por për Shkëmbin nuk do të thonë asgjë, pasi edhe pozitat e të dyja skuadrave kanë ndryshuar. “Është e vërtetë që Teuta na ka hapur probleme në sezonet e fundit, por unë nuk bazohem te statistikat, sepse situatat kanë ndryshuar. Ne do të shkojmë në këtë ndeshje vetëm për të marrë tri pikët dhe jemi të bindur që do t’ia dalim. Teuta është një ekip për t’u respektuar dhe gjithmonë ka luajtur futboll për interesat e veta. Edhe në këtë sfidë pres që Teuta të japë maksimumin për objektivat e saj”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: