Pavarësisht “debatit” mes prindërve apo të afërmeve rreth karakterit apo inteligjencës se kujt i ngjan fëmija, shkenca duket se i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje, pavarësisht se debati do jetë i pranishëm në familje.

Prindërit duan të marrin meritat vetëm për cilësitë e mira të fëmijës, por kur vjen puna tek inteligjenca nuk ka vend për diskutim. Hulumtimi i ri i botuar në Psychology Spot thotë se njerëzit e marrin zgjuarsinë nga genet e mamasë.

Gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomin X dhe duke qenë se mamate mbartin kombinimin XX kjo do të thotë që fëmijët kanë më shumë gjasa për të marrë inteligjencën nga mamaja.

Edhe në qoftë se babai ju kalon disa nga gjenet e tij të inteligjencës, shanset janë të ulëta që ato të kenë ndikim në trurin tuaj. “Nëse ky gjen është trashëguar nga i ati, ai është i çaktivizuar,” raporton studimi në Psikologji Spot.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: