ZVICER – Shkëncëtarët po kryejnë një ekspertiment në LHC – përshpejtuesin më të madh të grimcave elementare në botë – pranë Qendrës Evropiane për Kërkime Bërthamore CERN në Gjenevë, duke shpresuar që të kontaktojnë me një univers paralel jashtë jetëve tona.

Në LHC do të shkohet deri në nivelet më të larta të energjisë për të zbuluar apo krijuar, të ashtuquajturat vrima të zeza. Nëse fatmirësisht do të zbulohet një univers paralel, atëhërë do të duhet shkrimi nga e para i librave të fizikës por edhe të filozofisë.

protons-colliding-at-LHC-Large-Hardon-Collider-267250

Mund të bëhet e mundur që graviteti nga universi ynë “të rrjedhë” në universin paralel, thanë shkencëtarët. Por, eksperimenti ka ndezur dhe alarmin e kritikëve, të cilët kanë paralajmëruar se një grimcë e lartë energjie mund të shkaktojë fundin e universit tonë duke krijuar një vrimë të zezë në të.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: