Foshnjat e lindur para kohe mund të mbahen në jetë në të ardhmen me anë të një “mitre artificiale” që shkencëtarët po planifikojnë ta testojnë tek njerëzit. Fillimisht ata e kanë testuar tek qengjat dhe ka rezultuar gjithçka e suksesshme.

Një çantë plastike e mbushur me lëngje amniotike – lëngu i pasur në vlera ushqyese që mban fetusit në mitër – krijoi mundësinë e zhvillimit të fetusit qengj në një moshë të barasvlershme me 23 javë tek njerëzit.

Foshnjat humane të lindur në javën e 23-të kanë vetëm 15% shanse që të mbijetojnë. Shansaet rriten me 55% në javën e 24-të, ndërsa bebet e lindur në javën e 25-të janë 80% shanse që të jetojnë, shkruan “shëndeti”.

Bebet e lindur para kohe zakonisht mbahen në inkubator që të jenë më ngrohtë, ndërsa shpikja e re është e ngjashme me mitrën e vërtetë, thonë shkencëtarët tek Qendra për Kërkimet Embrionale tek Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.miter-artificiale

“Ky sistem është potencialisht shumë më superior se ajo çka mund të bëjnë aktualisht spitalet për bebet e lindur 23-javësh,” thotë dr. Alan Flake, drejtori i kësaj qendre.

“Këta foshnje kanë një nevojë urgjente për një urë mes mitrës së nënës dhe botës së jashtme. Nëse do të mund të zhvillonim një sistem jashtë-mitre për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e organeve për vetëm pak javë, mund të ndihmojmë fëmijët e lindur para kohe.

6 qengja të lindur para kohe janë përdorur për të testuar versionin e fundit të “pajisjes mbështetëse jashtë-mitrës”.

Hulumtuesit shkencorë besojnë që ky sistem i ri të jetë gati për t’u testuar tek njerëzit brenda 3-5 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb