SHKODER- Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Marubi celebrates the Original” – Marubi Feston Origjinalen, me disa dhjetëra foto të realizuara gjatë viteve nga studioja Marubi dhe të ruajtura në familjet shkodrane.

Muzeu ka në arkivën e tij më shumë se 500 mijë negativë, por, sipas specialistëve, sot është e vështirë të gjenden fotot origjinale.

Kuratori i ekzpozitës, gjermani Rudolf Schafer, i cili thotë se mbetet ende pa përgjigje pyetja nëse fotot e sotme dixhitale, të realizuara me telefonë inteligjentë, do të arrijnë të ruhen ashtu si fotot e Marubëve./voa/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: