TIRANE – Shkodran Mustafi ka një arsye më tepër për të qenë i lumtur. Futbollisti shqiptar është bërë për herë të parë baba . Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ai ka njoftuar të gjithë se është bërë baba i një vogëlushe, të cilën ende nuk e ka pagëzuar.
mustafi
“Jam shumë i lumtur që t’ju njoftoj për lindjen e vajzës sonë! Është e vështirë që të gjitha këto emocione t’i përshkruaj në një fjalë, tani … Mund të them se është dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Kujtojmë se futbollisti vitin e kaluar ka kurorëzuar lidhjen me bukuroshen shqiptare Vjosa Kaba. Aktualisht futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane luan me skuadrën angleze të Arsenalit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb