KRUJË- Policia e Durrësit jep detaje pas incidentit të ndodhur në një fabrikë këpucësh në Fushë-Krujë ku disa punonjëse mbetën të helmuara.

Sipas policisë, janë 11 gra që janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 09:00, në Spitalin e qytetit Fushë-Krujë.

fushe kruje helmohen 1

Ato kanë pasur komplikacione shëndetësore si marrje mendsh, gjendje të fikëti. Punonjëset kanë deklaruar se gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndier mirë. Ato ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

fushe kruje helmohen

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës.

fushe kruje helmohen 3

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Inspektoratin e Mjedisit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: