LEZHE – Policia e Lezhës ka njoftuar se një 59-vjeçar nga Tirana, është ndarë ditën e sotme nga jeta gjatë dasmës së nipit të tij.

Shtetasi me inicialet Z.L, është dërguar i vdekur në Spitalin e Lezhës, në rrethana ende misterioze.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka qenë në një darkë familjare në banesën e nipit tij në Tale në Lezhë , ku është është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe është dërguar menjëherë nga familjarët për në spital , por rrugës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policise

Informacion paraprak
Më datë 16.07.2017, në urgjencën e spitalit Lezhë ,  është dërguar i vdekur shtetasi Z.L. vjeç 59, banues në Tiranë,  i cili ka qenë në Tale, në dasmën e nipit. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka qenë në një darkë familjare në banesën e nipit tij në Tale në Lezhë , ku është është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe është dërguar menjëherë nga familjarët për në spital , por rrugës ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur nga shkaqe natyrale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb