SARANDE- BalkanWeb mëson të tjera detaje për ngjarjen e mbrëmshme kur dy të rinj u transportuan me urgjencë në spital me plagë të rënda në trup.

Mësohet se Alban Baxheri, i plagosuri më rëndë dhe që është dërguar në spitalin e Janinës, dyshohet të jetë qëlluar nga 3 shtetas.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.00 në një rrugicë mes pallateve në qendër të qytetit bregdetar, në lagjen nr.1.

Të njëjtat burime saktësojnë për BalkanWeb se i plagosuri tjetër është pjesë e grupit prej 3 vetash që kanë goditur Baxherin. Autorët, siç konfirmojnë burime konfidenciale janë pronarë të një biznesi në Sarandë.

Gjatë sherrit janë përdorur mjete prerëse si thika, por edhe shkop bejsbolli dhe gozhdë me të cilat janë qëlluar palët.

Ndonëse është transportuar në Janinë, Baxheri vijon të jetë në gjendje të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb