TETOVE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në hyrje të Tetovës, ku një furgon është shkrumbuar. Incidenti u shënua rreth orës 12:40 minuta në hyrje të Tetovës. Mediat maqedonase pohojnë se në mjetin tip “Ford” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga A.A. 36-vjeçar nga Shemshova, udhëtonin 8 pasagjerë të tjera, por pa pasoja për jetën.

Flakët së pari u shfaqën në pjesë e përparme të automjetit, të cilat u përhapën në të gjithë mjetin.
Pasi shoferi vërejti tymin, menjëherë ka lajmëruar pasagjerët që të zbresin nga automjeti. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: