Gazetari Armand Shkullaku dhe analisti Lorenc Vangjeli duke folur sot në mbrëmje në studion e emisionit “Opinion” thanë se PD është terhequr nga Qeveria teknike dhe ka pranuar të votojë Vetvingun pa asnjë kush. Sipas tyre, PD ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe lëvizjen e disa ministrave në qeveri. Mësohet se tashmë Rama nuk ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve edhe pse negociatorët, përfshirë edhe të huajt kanë propozuar që zgjedhjet të mbahen më 16 korrik.

Megjithatë Shkullaku dhe Vangjeli besojnë se deri të enjten do të ketë një zgjidhje dhe do të dalë tym i bardhë nga negociatat.

“Rama fatkeqësisht nuk e do PD në zgjedhje. Vetë listat e kanë treguar këtë, ai e ka renditur Ruçin të 9 në listëne Fierit, pra duke menduar s’do ketë asnjë humbje”, – tha Shkullaku.

Ndërsa analisti Vangjeli u shpreh: “Të hyjë apo jo në zgjedhje? Kjo është dilemë e madhe për Ramën. Si kryeministër do dëshironte por si kryetar i PS-së, jo. Pra njeriu që drejton vendin është i dyzuar”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb