ITALI– Një tragjedi është shmangur në një plazh të Italisë, ku protagonistët janë një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite ne plazhin e Torrete në Ancona, teksa dy fëmijë të vegjël dhe nëna e tyre shqiptare kanë rrezikuar të mbyteshin pasi nuk dinin not.

Fillimisht dallgët kanë marrë vajzën 6-vjecare, por më pas ka shkuar për ndihmë vëllai 11-vjecar, por edhe ai nuk ka mundur të bëjë gjë.

Pasi konstatoi rrezikun, ka hyrë në det nëna shqiptare për të shpëtuar të vegjlit e saj, por edhe ajo nuk dinte not dhe të 3 kanë rrezikuar të mbyten, raporton ‘Corriere Adriatico’.

Një i afërm i familjes shqiptare i ka nxjerrë të 3 në breg, ndërsa është njoftuar dhe shërbimi i emergjencës. Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i emergjencës dhe të 3 janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Screenshot005
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: