Listës së gjatë të skuadrave italiane që kërkojnë Ledian Memushajn, i është shtuar edhe skuadra e Lacios. Të kaltrit e Inzagit e shikojnë mesfushorin e Kombëtares si një gur shahu në repartin e mesfushës, i cili pritet të zërë vendin e kapitenit Bilja që do të largohet nga lacialët.

Sipas “Corriere dello Sport”, Memushaj do të largohet nga Peskara pas rënies në Serinë B. Shqiptari ka përvojën dhe cilësinë e duhur për t’u bashkuar me skuadrën e Lacios dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubit.

Posti i Igli Tares si drejtor teknik mund t’ia lehtësojë transferimin Memushajt për tu bashkuar me Strakoshën në një skuadër. Lacio sezonin e shkuar u rendit në vendin e 5 në klasifikim dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: