TIRANE-Ish- banorja e ‘Big Brother’, Alba Çobaj ka habitur me deklaratën e saj pas vdekjes se kantautorit shqiptar Françesk Radi. Ndryshe nga shumica të cilët janë shprehur ngushëllime dhe keqardhje për humbjen e artistit, Alba Çobaj ka dalë kundra rrymës. Përmes një statusi në Facebook, ajo shprehet se nuk i ka pëlqyer kurrë Françesk Radi dhe nuk ka pse i bën qokën kot tani që vdiq. Por pas reagimit të fansave dhe miqve në Facebook, ish- banorja e Big Brother ka fshirë statusin dhe ka bërë një tjetër ku sulmon portalet, por edhe këtë të fundit sërish e ka fshirë.

Statusi i parë i Alba Çobaj:
Qyqja sa qeka postu sot Francesk Radi sështë postu tërë jetën e vet. Vallaj smë ka pëlqyer kurrë përveç këngës me Marizën, por nuk e ndjej me ja bo qokën në fb se nuk ja kam bo kurrë tërë jetën time kur ishte gjallë. E pse tbëj si e mirë kot tani që vdiq?!
59e835bb3e20e2e58a074c421e3981ff
Screenshot
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: