TIRANE– Mbrëmjen e sotme, forcat e policisë së kryeqytetit kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë, koordinatorin e PS në Vorë, Albert Ciku.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në shoqërimin e koordinatorit të PS në Vorë kanë marrë pjesë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shoqërimit të koordinatorit Albert Ciku, ndërsa policia ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar.

Në një reagim për mediat, PS e Vorës thotë se Albert Ciku nuk është koordinator dhe nuk i përket strukturave të PS.

Deklarata:
Partia Socialiste e Vorës deklaron me përgjegjësi te plote se Albert Ciku nuk është koordinator, pjese e strukturave te Partisë Socialiste Vore dhe as anëtar i thjeshte i Partise Socialiste.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: