Shorti i “Europa League” për nënkampionët e Partizanit mund të cilësohet si i pranueshëm duke parë ecurinë e mëparshme në garat europiane të ekipit bullgar të Botev Plovidov.

Plovidov arritjen më të madhe në kompeticionet ndërkombëtare e ka në vitin 1972 kur ka fituar për herë të parë dhe të vetme Kupën e Ballkanit, njëjtë si kundërshtarët e tyre shqiptarë të Partizanit të cilët e bënë të tyrin këtë trofe dy vite më parë, 1970. Për koeçidencë në finale të kuqtë ka mundur një ekip bullgar, Beroe Stara Zagora.

Një tjetër sukses për t’u mbajtur mend i Botev Plovidov ka qenë arritja e çerekfinaleve të Kupës së Kupave në vitin 1963. Në sezonet e fundit në rastet kur ka qenë pjesëmarrëse nuk ka arritur të lërë gjurmë duke mos kaluar ture.
botev-plovdiv-kompleksi-470x264
Në kampionatin vendas, ekipi që mban emrin e heroit të tyre kombëtar, Hristo Botev, nuk ka ndonjë histori të madhe suksesi teksa numëron vetëm dy tituj kampion në vitet e largëta 1929 dhe 1967.

Botev Plovdiv ka fituar gjithashtu 3 herë Kupën e Bullgarisë, hera e fundit ishte në sezonin që sapo lamë pas, ndërkohë që kanë humbur gjithashtu në 9 finale të tjera.
botev-ultrasit-470x312
Kjo skuadër është ndër më të vjetrat e Bullgarisë që vazhdon të ekzistojë edhe sot, e krijuar në vitin 1912. Skuadra i përket qytetit të Plovdivit, qyteti i dytë më i madh në Bullgari. Mbështetja e tifozëve për këtë skuadër është e madhe dhe tifogrupi i ultrasve quhet “Bultras”.
Botev_Plovdiv_training_base_2014-470x313 (1)
Aktualisht Botevi i luan ndeshjet në Kompleksin Sportiv “Botev 1912” me kapacitet 3500 vende sepse stadiumi “Hristo Botev” është në rikonstruksion. Megjithatë punimet janë bllokuar që në vitin 2014 për mungesë fondesh. Për të përfunduar projektin e stadiumit, klubit të Botevit i nevojiten rreth 15 milion euro.
botev-plovdiv-stadiumi-i-ri-470x264
Në historikun e saj Partizani numëron 3 përballje në garat europiane me ekipet bullgare. Dy janë humbje ndërsa e vetmja fitore është në finalen e Kupës së Ballkanit (1970). Në sezonin 1963-1964 të kuqtë janë eliminuar në Ligën e Kampioneve përballë Spartakut të Plovdivit, ndërkohë që në sezonin 1971-1972, sërish në Ligën e Kampioneve, Partizani u eliminua nga CSKA Sofjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb