Në orën 12:00 startoi në Nyon të Zvicrës shorti i fazës “play-off” të “Champions League” dhe emra të njohur të futbollit si Liverpul, Napoli e Sevillia mësuan kundërshtarët para se të bëhen pjesëmarrës përfundimisht në kompeticionin më të rëndësishëm Europian.

Karabag i Ansi Agollit do të ndeshet me Kopenhagen e Danimarkës për një vend të fazën e grupeve dhe ky konsiderohet si short me fat duke parë kundërshtarët me të cilët mund të ndeshje. Më me pak fat nuk mund të konsiderohet edhe Hasi, Olymapiakosi i të cilit do të ndeshet me Rijekën.

Napoli i Hysajt si kundërshtar të fundit para se t’i bashkohet përfundimisht Ligës së Kampionëve do të ket Nice e Balotelli-t.

Një çift mjaft interesant do të jetë edhe ai mes gjermanëve të Hofenhajmit dhe anglezëve të Liverpulit, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Gjermani.

Shorti i “Champions League”

Qarabag (Azerbajxhan)- Kopenhagen (Danimark)

Apoel (Qipro) – Slavia Praha (Çeki)

Olympiacos (Greqi) – Rijeka (Kroaci)

Celtic (Skoci) – Astana (Kazakistan)

H. Beer-Sheva (Izrael) – Maribor (Suedi)

Bashakshehir (Turqi) – Sevillia (Spanjë)

Young Boys (Zvicër) – CSKA Mosva (Rusi)

Napoli (Itali) – Nice (Francë)

Hoffenhaim (Gjermani) – Liverpul (Angli)

Sporting (Portugali) – FC Steaua Bucureșt (Rumani)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb