Lidhja disa vjeçare e Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshajt vazhdon të përflitet edhe pasi kanë kaluar disa vite nga ndarja e tyre. Çifti i ka dhënë fund fejesës pas disa fotove të publikuara në mediat e huaja në të cilat shfaqej modelja shqiptare në ballkonin e një hoteli me aktorin Leonardo di Caprio. Tashmë të ndarë, ai në një lidhje dhe Afërdita prej kohësh në një tjetër me sportistin çek Jakub Kindl, sërish njerëzit kuriozohen nëse gjërat mes tyre mund të rikuperohen. Këngëtari Shpat Kasapi është pyetur nëse mban ende kontakte me modelen, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. ‘Fare ashiqare’ ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb