Spartak Ngjela, aleati i kryeministrit Edi Rama është kundër Ilir Metës President. Në një status të publikuar në minutat e para pas zgjedhjes së tij si President, Ngjela shkruan dy vargje popullore, për të komentuar situatën.

Ai thotë se Meta ktheu rrugë, u nis për në çadër dhe përfundoi në Presidencë. Ngjela e quan zgjedhjen e tij si President “Ky ishte një turp i radhës”.

STATUSI I SPARTAK NGJELËS
Çfarë po ndodh në Tiranë?
“Ç’është ky sheqer kismet;
Një Hajdut sot pamë mbret”…
Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?
Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.
Në të vërtetë Çadra dhe tabori i Saliut e prisnin në Çadër, për t’i shpëtuar nga Reforma. Kurse vetë Meta ka qenë si i vdekur përballë Reformës dhe vetingut. Kurse, nuk e dimë: Donald Lu apo Rama e shtyu Metën në Presidencë?
Në të vërtetë asnjë ambasador nuk ishte në sallën e Kuvendit. Kjo është një shenjë e madhe pro shqiptarëve dhe likuidimit të korrupsionit, sidomos mungesa e ambasadorit amerikan. Njëlloj si në vitin 1997, kur ambasadorja amerikane Lino, nuk u pa në Parlament në zgjedhjen e Berishës President.
Në fakt, antireforma është zgjedhur sot President, dhe gjithashtu një individ i papranuar moralisht nga shqiptarët.
Po Saliu, si e përjeton këtë akt? Në fakt edhe Saliu e priste në Çadër.
Nuk ka më qesharake se sjellja e atyre që janë në kërkim. Sali ziu nuk e di që paratë iu janë gjetur, edhe atij edhe Metës… dhe të gjitha pronat e përvetësuara prej tyre.
Metën e kanë gënjyer pseudojuristët: ky nuk shpëton dot dhe nuk e bllokon dot Reformën në Drejtësi edhe si President i Republikës… njëlloj si ai që iku sot: një fantazëm e korrupsionit.
Kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në Çadër, sepse kështu mendonin se e kishin të sigurt destabilizimin e Shqipërisë.
Po Meta i gënjeu, apo u pushtua nga frika?
Metën e trembi moskokëçarja amerikane për Çadrën dhe pranimi i zgjedhjeve pa taborin e korruptuar të Sali Berishës.
Koha vijon rrugën e saj… as Meta dhe as Berisha nuk e ndalon dot. Për këtë jam i sigurt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: