Sokol Cikalleshi është treguar i papërmbajtshëm në sfidën që skuadra e tij, Akhisar, ka luajtur kundër Gaziantepsor. Sulmuesi shqiptar që në janar u bë pjesë e këtij ekipi, ka realizuar 3 gola në fitoren e thellë 6-0.
Sokol Cikalleshi Goal HD – Akhisar Genclik Spor… by worldfoot
Kavajasi hapi sfidën me golin e parë në minutën e 43-të dhe më pas në harkun kohor të 120 sekondave, ekzaktësisht në minutën e 58-të dhe të 60-ë, dërgoi shifrat në 3-0.
Sokol Cikalleshi second Goal HD – Akhisar… by worldfoot
Sokol Cikalleshi GOAL HD Akhisar Belediyespor 3… by superligcepte
Duke parë edhe ecurinë e ndeshjes, trajneri i ekipit vendosi t’a zëvendësojë kavajasin i cili kohët e fundit i ka përmirësuar ndjeshëm kontaktet me portën kundërshtare.
(e.k/BalkanWeb)