TIRANE– Pas natës së parë gjysmëfinale në festivalin evropian, ku Shqipëria përfaqësohej nga Linda Halimi, e cila nuk mundi të kalojë për në natën finale kanë nisur debatet. Por përveç pjesës së qytetarëve shqiptarë duket se debatit nuk i kanë rezistuar edhe vetë këngëtarët që kanë marrë pjesë më herët në Eurovison.

Hersi Matmuja ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin evropian para 3 viteve me këngën “One Night’s Anger” dhe pavarësisht performancës së mirë, Hersi nuk arriti të kualifikohej në natën finale.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ajo ka dalë në mbrojtje të Linda Halimit, ndërsa kritikon publikun që sipas saj japin mend për çdo këngëtar që merr pjesë në Eurovison. Ajo thotë se Linda Halimi meritonte finalen.

Statusi i plotë:
Nuk jam shprehur shpesh ne rrjete sociale e asnjehere nuk kam dhene mend mbi artin dhe pse i kam te gjitha kompetencat por nuk eshte ne natyren time.
Kete here ndjej te them dicka!!!!
SHQIPERTARE BOLL DHATE MEND MBI CDO KENGETAR, KENG APO KOMPOZITOR qe merr pjese ne Eurovision.
Kur luan ALBANIA nuk shkojne ne fushe vetem me mesfushoret…
Po e heq veten nga kjo pjese sepse do te kisha shuuuume per te thene por nuk keni lene kengetare nga Aurelia Gace, Eneda Tarifa kengetare te medha pa komentuar keni arrit deri te notat e Elhaides e nuk po permend cfare ka ndodhur me Ronen para festivalit sepse mund te shkruaj nje roman.
Eshte TURP.
MJAFT.
Gomari nuk fluturon.
Lindita Halimi ose Shqiperia jone e Vogel meritonte finalen padiskutim. Shume vende qe kaluan finalen as pubi me i vogel i Tiranes nuk i pranon.
Urime per presmarrjen Linda e dashur, cdo fund ka nje fillim.
Me siguri te presin shume skena te tjera.
Screenshot003
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: