Ismail Kadare i përgjigjet letrës së botuesit Henri Çili për hapjen e dosjes së tij gjatë komunizmit dhe tregon arsyet pse nuk e harron dhe nuk e fal denoncimin politik të Fatos Lubonjës për të gjatë gjyqit të të atit, Todi Lubonja.

“Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist antiserb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto”.

Shkrimtari i njohur i përgjigjet letrës së botuesit të “Mapo”, Henri Çili për hapjen e dosjes së tij gjatë komunizmit dhe tregon arsyet pse nuk e harron dhe nuk e fal denoncimin politik të Fatos Lubonjës siç e quan ai. Askush nuk mund të hiqet si naiv e të mos pranojë se jemi përpara një denoncimi të mirëfilltë politik, aq më tepër që ngjarja po ndodh në sfondin e zbulimit të “një grupi armiqësor në kulturë”. Kadare në letrën e tij shprehet se ka diçka në këtë histori që as e harron dhe as nuk e fal: qëndrimin e Lubonjës pas rënies së komunizmit.

“Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist antiserb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto. Duke mos u mjaftuar me hapësirën shqiptare e duke abuzuar me statusin e tij si ish i burgosur politik, ai u përpoq t’i shpërndante këto shpifje në shtypin botëror, për ta dëmtuar sa më fort shkrimtarin në sytë e gjithë botës”, -thotë Kadare.

LETRA E PLOTE

Përgjigje për zotin Henri Çili

Po ju përgjigjem për kërkesën tuaj drejtuar publikisht nëpërmjet shtypit, lidhur me një dosje hetimore zbuluar pjesërisht kohët e fundit, ku përmendet emri im. Ju shfaqni mendimin se do të ishte mirë që, i bazuar në ligjet e sotme, unë si shkrimtar, të kërkoja hapjen e kësaj dosjeje të fshehtë, për t’i dhënë mundësi shtypit shqiptar që, në kuadër të debatit për arkivat e fshehta të mund të merrej me të.

Të vërtetat e mbuluara të jetës letrare janë pjesë përbërëse e atij terri të përgjithshëm, për të cilin tirania e rrëzuar komuniste ka bërë çmos që të mos sqarohet asnjëherë. Nisur nga kjo, kërkesa juaj jo vetëm nuk më bezdis, por ju jam mirënjohës për të. Zbulimi i së vërtetës për diktaturën komuniste është i domosdoshëm sot, madje i vonuar.

Shumë vite më parë kam qenë një ndër të parët që e kam kërkuar publikisht një gjë të tillë, jo për vete, jo vetëm për shkrimtarët, por për gjithkënd. Për fat të keq, kërkesa përveçse nuk është dëgjuar, ka shkaktuar nervozizëm të dukshëm. Sot, pas më shumë se një çerek shekulli, ky lloj nervozizmi, arsyet e të cilit mund të merren me mend, vazhdon.

Shkrimin e plotë e lexoni në “Gsh.al”:

http://www.gsh.al/2017/04/12/shperthen-kadare-nuk-e-fal-lubonjen-me-denoncoi-ne-diktature-dhe-as-u-pendua/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb