Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shpërthen Mentor Kikia: Në djall koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin!

Mentor Kikia

Në një kohë kur situata politike është shumë e nxehtë dhe nga të gjitha palët përvijohen çdo ditë akuza dhe kundërakuza gazetari Mentor Kikia tërheq vëmendjen për ato që çdo ditë shqiptarët konsumojnë. Ai thotë se ilaçet, ushqimet dhe pijet jo vetëm që po vrasin shqiptarët por edhe po i ndryshojnë genin.

“Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, së bashku me ata që duhet t’i kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare”, thotë Kikia.

NGA MENTOR KIKIA

Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet.

Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me hormone. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për t’i zgjatur jetën sallamit.

Bisedova me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e “zezë’ që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkool dhe ngjyrues artificial.

Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqiri që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli…

Lexova edhe fjalimin e djeshëm të Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur…

Mjeku që takova këtë mëngjes më tha se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe gjenin me këto që po i fusin në trup.

Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizimin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht.

Në djall vaftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, së bashku me ata që duhet t’i kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 40 )

  • Po i drejtohesh k ministrit bravo. K ministri ka vene njerezit e tij per te bere keto bisnese. Drejtohu tek njerezit tend qe te ndergjegjesohen

  • Perse nuk cohet ky popull i majt i djatht,i rritur dhe i vogel te proyestoje,per keto poshtersi qe ben tregu i ushqimeve,duke ncjerr perfitime ne kembim jet njerzish.Perse nuk cohemi dhe te mblidhemi para deres parlametit dhe tu tregojm ketyre parlametareve horra qe i votojm po na morin jeten tan e te femijeve,me firmat dhe sipermarrjet e tyre,apo miqeve eshokeve po te tyre qe prodhojn prodhime me permbajtje kanerogjene.Ky eshte njegenocit i heshtur,qe gazetari i nderuar dhe shum i rrespektuar Mentor Kikija.Po prekurorija e shtetit perse hesht nuk heton dhe con para hekurave keto tregtar apo fermer batakcij,qe vrasin jet njerzish ne mynyre te heshtur.Ibej thirrje publikut qe shkrini igazetarit M.Kimija te kthehet ne simbol per te shpetuar jeten e njerzeve,duke i ber thirrje Kryeministrit parlametit te marin nismem ligjore,duke ndaluar me ligj prodhime te tilla buqesore e blektorale,me prejardhje harmon kancerogjen.

  • Budallenjet nuk kane brire.
    Jane ekzaktesisht si ju.Kete katrahure e sponzorizoj vete berisha,pra nuk eshte problem i ri.
    Ndoshta je i vogel dhe nuk kupton ma shume.

  • Ky problem eshte i vjeter dhe vetem budallenjet qe nuk kishin blere akoma s.phonin nuk e kane marre vesh.
    Kikia.
    Mos u ban merak se po ndryshon genetika e shqipove se ma keq se kena nuk mund te bahet.
    Gjithe ate m….t e prodhojne shqipot dhe ja shesin njani tjetrit.

  • Aa

    Te dija me te zgjuar mendoja se e kishe kuptuar me kohe kete qe thua o KIKIA,po nejse me mire vone se kurre…

  • Nuk zgjidhen keto pune duke e shperndare gjithmone fajin tek politika. Jane qeverite ato qe e kane pergjegjesine per cdo problem qe ka te beje me shendetin moral e fizik te qytetareve, qofte e majte apo e djathte.. Nese qytetaret ngrihen me force e protestojne per kete qeveri, qe veria e ardheshme duhet ti beje mire hesapet per te kryer detyrat e saj.

  • Po ti ke gjithe jeten qe shan Doktorin …, ti je njeri nga ata qe na sollet ne kete dite ;
    Por ne fund te fundit per sot po te jap plotesisht te drejte se duket se e ke kuptuar gazetarine e shitur qe ke bere gjate ketyre 15 viteve te fundit .

  • I jap te dreje Z.Kikia per problemin qe ngre.Besoj se siguria ushqimore eshte ne nivele shume te uleta per mos te thene qe nuk ka fare siguri ne ato cfare konsumojme,dhe kontrolli eshte inegzistent.K
    y eshte nje problem vertet jetik dhe qe po merr jete njerez pak e nga pak cdo dite.
    Duhet reagim edhe me i fore per kete gje.

  • Mentor. Te ftoj te dalim ne proteste kunder importit te plehrave ne Shqiperi. Te protestojme kunder atyre qe duan te miratojne ligjin qe lejon importin e plehrave. Edhe ata po na semurin. T’i themi JO parave te shoqates se ricikluesve te plehrave. Ti themi jo te keqes edhe nese ajo na ka hyre ne xhep

  • O Kikia pyete veten njehere:
    1-Te pelqen ty dhe gruas tende komoditeti, automobili,kondicioneri apo te tjera produkte industriale? Nese po atehere duhet te kuptosh qe industria ka impakt shume negativ ne klime dhe natyre. Bimeve prej kesaj u jane shpifur lloj lloj semundjesh qe me pare s’njiheshin. Dhe per rrjedhoje perdorin helme e pesticide
    2- ti do qe femijet e tu te meren me bujqesi e blegtori ne fshat? Besoj qe jo. Epo atehere kush do punoje atje!? Keshtu qe perdorin metoda “me te lehta” per prodhimet e tyre.3- keto produktet apo sherbimet qe i tregeton qyteti a nuk jane te tera me ” te futme”!?
    Epo atehere Kikia ne po vrasim njeri-tjetrin

  • Politika po ju kthen ne kavje me hormone.Kuptoje o popull.Ngrihu o popull,se po ju drogojne duke qeshur.Beni m…. zgjedhjeve o popull

  • Nuk dua te komentoj gjate vetem do I shtoja dicka asaj cka thote Mentor kika…ne djall vafte koalicioni dhe zgjedhjet sa me shpejt te jete e mundur se popullit I ka humbur durimin

  • Mjeku ka te drejte qe produktet ne fjale shkaktojne kancer.
    Por nuk eshte ky shkaku kryesor i kancerit, por jane tymrat e karburanteve dhe makinave qe prodhojne nano dhe mikro partikula! Thellohuni mire here tjeter!!

  • Kto duan te realizojne projektin partise qe populli te haje vetem bar apo dhe bari eshte omgj?

  • dhe per ti shkuar me tej, punonjes te AKU po grihen ne leke o shoku, po grihen ne leke, dhe “klienti” qe i paguan ben edhe etiketat apo ambalazhin tek ai, jane te lidhur lart, ngrije koken, op del floriri, qe i befte ilace

  • Ça thote qy ereeee!!!!
    Po ne jemi parajsa vet e prure nga qelli me 2013.
    A i mbani mend premtimet e hijesise se tije?
    Une e beje jeten me ato premtime ne mendje edhe jam i lumtur.

  • Këtu nuk mundesh as të protestosh dot, sepse të vjen Berisha dhe Basha që të të përvetësojnë protestën, siç deshën të vepronin me protestuesit e Zharrës

  • Shoku Ilir,turp te kesh qe,bashke me disa shoke te tu,shajne gazetarin me kete gjuhe te qelbet.Sidomos ne kete rast,Zoti Kikia,duhet te respektohe per temen qe trajton,,si dhe per faktin qe politika jo vetem qe nuk merret fare me ushqimin dhe problemet e tij,porduke patur mendjen vetem tek alaencat,numurat ne parlament,koncensionet,kanabizimin e vendit i krijojne te gjithe rruget dhe mundesit,bisnesit te pandershem,duke futur edhe ushqimet,te cilat don apo nuk don,i konsumon edhe ti.Leri palacod

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.