UKRAINE– Të paktën 20 mijë njerëz janë evakuuar në Ukrainë pas një shpërthimi të fuqishëm në një depo municioni në Balakleya në rajonin e Kharkovit.

Sipas mediave vendase shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, ndërsa në videot e para të publikuara nga vendngjarja shihen flakë dhe tym.

Nga shpërthimi janë shkatërruar dritaret e disa banesave pranë depos së armëve, ndërsa ende nuk ka njoftime për të plagosur apo viktima.

Si pasojë e ngjarjes është bllokuar trafiku. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në depo.



(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: