BURREL– Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një magazinë në Burrel. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në lagjen “Pjetër Budi”, të qytetit të Burrelit.

Lënda eksplozive e dyshuar tritol është vendosur në në pjesën ballore të një magazine të tregtimit të miellit në pronësi të M.S, rreth 55 vjeç, banues në Burrel. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Nuk dihen ende motivet dhe autorët e vendosjes së lëndës plasëse. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: