TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e rëndë terrorist të ndodhur sot në Shën Petërburg, Rusi, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Nga informacionet e deritanishme të përcjella nga Ambasada jonë në Moskë nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu më herët trishtimin e tij për shpërthimet dhe viktimat. Ministri i shpreh ngushëllimet popullit rus dhe thotë se bashkohemi kundër terrorizmit.

“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit!”, shkruan Bushati në Twitter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb