DURRES– Ministri i LSI, Lefter Koka ka reaguar pas shpërthimit më lëndë plasëse para zyrës elektorale të LSI në lagjen nr. 18 në Durrës gjatë natës. Gjatë një deklarate për mediat, Lefter Koka dënoi këtë akt, ndërsa u shpreh se këtë e kanë bërë policët e Rilindjes pas punës dhe se ngjarja është vepër e zagarëve, jo e socialistëve të ndershëm.

“Ngjarja vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste të cilët i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të bëjnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit. Do t’i bëja thirrje socialistëve të ndershëm se kemi kaluar probleme të kësaj natyre në vitin 1997. Unë jam i bindur se nuk janë ata që dëshirojnë këtë situatë. Atë që ne e kemi pagëzuar me emrin Rilindja është një grup shumë i vogël të cileve i bëj thirrje që të mos luajnë, sepse të rinjtë dhe të rejat e LSI do frenojnë me çdo mënyrë këta zagarë të cilët kërkojnë të deformojnë votën”-tha Koka.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb