GJERMANI- Policia gjermane ka dalë në një konferencë për shtyp pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi të autobusit të Borussia Dortmund para ndeshjes kundër Monaco në Ligën e Kampionëve. Policia ka bërë të ditur se ndeshja e të nesërmes (e mërkurë) do të zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë.
Ata kanë bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që të vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike. Autoritet kanë konfirmuar se autobusi i Dortmund ishte shënjestër e sulmit. Nuk është e qartë nëse përmbajtja e letrës i ka dërguar te ky përfundim, megjithëse ata kanë arsye të tjera për të dyshuar për këtë gjë duke qenë se akoma nuk e kanë konfirmuar nëse përmbajtja e letrës ka të bëjë me sulmin. Përmbajtja e letrës duket se ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga autorët e sulmit. Policia ka treguar se shpërthimet kishin ndodhur në momentet kur autobusi i Dortmund po kalonte pranë tyre, por akoma nuk dihet se si janë aktivizuar. Ata besojnë se dikush ka shikuar dhe e ka pritur momentin se kur do të vinte autobusi.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb