TIRANË- Mesila Doda, e dyta në listën e Tiranës pas Shpëtim Idrizit, komenton nga KZAZ nr. 35 rezultatin e forcës që përfaqëson në këto zgjedhje.

Në pamje të parë e zemëruar, Doda tha se nuk ka kurrfarë keqardhje për humbjen e mandatit të saj, por për sistemin, që siç tha është në buzë të greminës. Ajo shprehu bindjen se nga përllogaritjet e bëra, PDIU-ja do ta marrë një mandat në Tiranë, që i takon Shpëtim Idrizit.

“Sistemi zgjedhor i penalizoi partitë e vogla. Në këtë rast PDIU ka qenë në syrin e ciklonit, po flasim për 37 mijë vota dhe për mandate të pasigurta. Në përllogaritjet tona jemi shumë afër në mandatin tonë në Tiranë. Sot PDIU duhet të ishte me 10 apo 12 deputet. Kjo është shkelje e hapur e kodit zgjedhor, pra që nuk lejuan koalicionet”,- tha ajo.

E pyetur nga gazetari Mariglen Mërtiri nëse i vinte keq që nuk u zgjodh deputete, Doda u shpreh: “Jeta është e gjatë dhe e bukur, do keni mundësi të me shihni në shumë projekte politike. Kurrë të mos themi kurrë, ndoshta jo në këtë mandat por në tjetrin. Rëndësi ka të shpëtojmë sistemin”,- tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: