Disa mekanikë nga Rusia, ka guxuar të ptovojnë një nga idetë e tyre në realitet. Ata kanë prerë mes përmes tre makina “Lada” dhe i kanë kapur së bashku tre vetura në përpjekje të krijojnë një flutur rrotulluese.

Megjithëse në fillim duket e destinuar për dështim, pas minutës së katërt, mund të shihni se ata ia dalin ta vënë në funksion imitimin e lodrës së popullarizuar, spinner.

Sidoqoftë, jo me aq lehtësi si fluturat që kanë pushtuar së fundmi tregun.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon procesin e çuditshëm dhe rrotullimin e tyre, që shoqërohet me shumë zhurmë dhe tym.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: