VLORË- Pas tenxhereve të presionit me para, një tjetër shpikje nga shqiptarët për fshehjen e drogës. Policia e Vlorës ka sekuestruar 40 kg kanabis dhe ka arrestuar pronarin e drogës, një 26-vjeçar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, në vijim të operacionit masiv antidrogë në fshatin Drithas, ka goditur një rast tjetër të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, po në të njëjtin vend.

droge, Vlore (3)

Dje, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.

Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidonë plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

droge, Vlore (2)

Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, shtetasin:
• Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: