TIRANE– Kryetari i PD-­së, Lulzim Basha, i është përgjigjur nga çadra e protestës shqetësimeve të ngritura nga portali i “EuroReporter”, i cili ndjek nga afër zhvillimet në BE. Sipas një analize të publikuar së fundmi për situatën në Shqipëri, portali shkruan se ka shqetësime në rritje se vizita e delegacionit të PE javën e ardhshme vendin tonë do përkojë me shpërthimin e një dhune të re në rrugët e Tiranës.

Teksa ka folur për protestën e opozitës dhe vazhdimin e qëndresës, Basha i ka dhënë përgjigje të prerë gjithë aludimeve për dhunë e përsëritje të 1997­-ës.

Sipas Bashës, 1997 nuk do të bëhet kurrë në Shqipëri. Ai theksoi se të hënën e në vijim nuk ka për të pasur dhunë por qëndresë paqësore.

“1997 për prapanicën tënde nuk do të bëhet kurrë në Shqipëri. Nuk ka për të pasur dhunë por qëndresë paqësore demokratike ditën e hënë dhe çdo ditë në vijim derisa populli i bashkuar të sigurojë votë të lirë”, tha Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: