Pa u mbyllur akoma çështja e Kanalit të Korfuzit, mes Shqipërisë dhe Anglisë do të nisë një betejë e re dëmshpërblimesh. Këtë herë për të drejtën e autorit.
Britaniku David Cameron ka kopjuar shqiptarin Edi Rama që pozoi para dy muajsh me një qengj në krah në Novoselë.
Cameron ka shkuar në Oxfordshire, në një fermë, që megjithëse ishte e papërmbytur tërhoqi vëmendjen e tij. Kjo goditje e qëlluar për fushatën e Cameron në Angli është frymëzuar nga përmbytjet e Novoselës ku kryeministri shqiptar që këshillohet nga ish-kryeministri anglez u shfaq me një qengj në krah.
Këtu demaskohet edhe skema e Tony Blair që punon kundër pasardhësit të dytë Ed Milliband. Pasi këshillat e tij ia jep konservatorit Cameroon nëpërmjet Edi Ramës.
Shpresojmë që Rama të marrë një dëmshpërblim dinjitoz nga Cameron për të shlyer çekun e shtrenjtë të Blair.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: