Kristian Panuçi pritet të hedhë sot një formacion krejt ndryshe nga sa e kemi parë në të kaluarën.

MBROJTJA – Ndryshimi që pritej është se do të luajmë me pesë mbrojtës dhe ka shumë gjasa që të luajë për herë të parë si titullar në të djathtë Ivan Balliu. HysajGjimshiti dhe Ajeti do të përbëjnë treshen e qendrës, ndërsa në të majtë Ansi Agolli.
Mbrojtja-470x346

MESFUSHA – Ndryshime të rëndësishme edhe në mesfushë, ku Xhaka dhe Kaçe rikthehen menjëherë titullarë. Ose të paktën kështu janë bërë provat ditën e djeshme në mbrëmje. Kaçe do të jetë i vendosur para mbrojtjes, Xhaka në të djathtë, ndërsa Migjen Basha do të luajë në krahun e majtë.
Sulmi-470x348
Në sulm, pritet të jetë Sadiku i vetëm me Eros Grezdën pas shpine, i cili do të jetë si një elektron i lirë duke vepruar në të dy krahët.

DILEMAT – Fillimisht ka qenë Lila i projektuar në formacion, por orët e fundit Panuçi zgjodhi Xhakën në të djathtë dhe Bashën majtas. Ky i fundit është risi në këtë pozicion dhe ka befasuar Memushajn dhe Lenjanin. Në portë i padiskutueshëm Etrit Berisha. Gardiani ka për të shlyer “mëkate” me Spanjën…/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb