Dje në ditën e dytë të takimit të Komisionit Shkencor dhe Teknik të UNESCO-s mbi trashëgiminë nënujore botërore, me votat e të gjithë komisionit shkencor të UNESCO-s dhe me propozimin e Kroacisë, studiuesi Auron Tare zgjidhet zëvendëspresident i komisionit tekniko-shkencor për Pasurinë Kulturore Botërore Nënujore në UNESCO.

President i këtij Këshilli prestigjioz u zgjodh Maria Elena Barbara Menecke, nga Meksika. Në votim për këto dy pozicione merrnin pjesë znj. Mechtil Rossler, përfaqësuese e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Francesko Bandarin – Kryetari i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe Alehandro Palma Cerna – Kryetar i vendeve anëtare të UNESCO-s.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe një numër i madh organizatash, shoqatash dhe fondacionesh të dedikuara mbi Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Në ditën e parë u publikua raporti mbi Misionin e STAB në Madagaskar. Në këtë raport shumë interesant dhe historik mbi zbulimin e 3 anijeve pirate të 1700-ës, të mbajtur nga Prof. Michel L’Hour, si anëtar i ekipit shkencor Tare dha kontributin e tij. “Më vjen mirë që vendi ynë ishte pjesë në këtë mision historik, i cili u prezantua në sallën e rëndësishme të UNESCO-s”, – tha ai.

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: