Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shqipëria strehon muxhahedinët, zv.ministri iranian: Ata kanë kryer krime. Terrorizmi s’duhet të tolerohet

majid

Ministri i Jashtëm iranian dëshiron t’i kthejë vizitën partnerit të tij, Ditmir Bushati, i cili bëri një vizitë në Teheran në muajin janar të këtij viti, ku u prit edhe nga Presidenti Hassan Rouhani, i cili bëri betimin për një mandat të dytë, pasi fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare në muajin maj.

Në ceremoninë e betimit, që u bë më 5 gusht, morën pjesë më shumë se 100 delegacione të huaja, ndër të cilat edhe shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Europian, Federika Mogerini.

“Gjatë qëndrimit në Teheran m’u dha rasti të zhvilloj një intervistë me zëvendësministrin e Jashtëm për Europën dhe Amerikën, Majid Takht Ravanchi, më 7 gusht në zyrën e tij”, shkruan gazetari Genc Mlloja, ish-diplomat.

Gjatë kësaj interviste ai foli mbi dëshirën për të zhvilluar marrëdhëniet me Shqipërinë, aspekte të marrëveshjes lidhur me programin bërthamor iranian, si dhe mbi marrëdhëniet me BE, Kinën, Rusinë e probleme të tjera në kuadrin e programit qeveritar në mandatin e dytë të presidentit Rouhani.

A do të ketë një vizion të ri në mandatin e dytë presidencial mbi çështjen e komplikuar të marrëveshjes bërthamore, veçanërisht në kushtet kur Senati amerikan ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit mbi bazën e asaj se vendi juaj mbështet terrorizmin?
Në mënyrë absolute, ne kundërshtojmë këto pretendime të ngritura nga administrata e “Trump”, Dhoma e Përfaqësuesve apo Senati i SHBA. Ne jemi të mendimit se këto veprime janë të motivuara politikisht. Sa i përket marrëveshjes bërthamore, Irani ka bërë çfarë duhej të bënte për të përmbushur detyrimet e veta, mbështetur mbi përmbajtjen dhe frymën e marrëveshjes bërthamore, domethënë të Planit të Përgjithshëm të Përbashkët të Veprimit (JCPOA). Nëse shikoni raportet e ndryshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë do të vini re se drejtori i Përgjithshëm i saj në pothuajse çdo raport të përpiluar që nga dita e zbatimit të JCPOA ka qenë shumë i qartë, duke thënë se Irani i ka zbatuar të gjithë detyrimet në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Kështu, ky është raporti ynë.

Por qëndrimi amerikan nuk ka qenë i njëjtë. SHBA-të janë përpjekur të krijojnë një atmosferë ankthi dhe pasigurie lidhur me zbatimin e duhur të marrëveshjes bërthamore, e cila do të na lejonte të kishim marrëdhënie tregtare normale me vendet e tjera në bazë të asaj që është shkruar në marrëveshjen bërthamore. Ato kanë rritur numrin e individëve dhe kompanive iraniane në listën e sanksioneve, e cila do të ketë si efekt çfarë thashë me sipër – atmosferën e frikës dhe ankthit. SHBA-të nuk duhet ta kishin bërë këtë, sepse ata kanë certifikuar marrëveshjen bërthamore. Në vend të kësaj, ata duhet të kishin inkurajuar dhe nxitur tregtinë normale midis Iranit dhe vendeve të tjera. Veprimet e ndërmarra nga SHBA janë kundër përmbajtjes dhe frymës së marrëveshjes bërthamore dhe ne shpresojmë se ata nuk do të ndjekin këtë linjë, e cila siç është provuar, ka qenë negative për marrëveshjen bërthamore.

Z.ministër, a mund të na parashtroni një tablo të marrëdhënieve të Iranit me disa faktorë te tjerë kyçë ndërkombëtare, si vendet anëtare të BE-së, Kina, Rusia, etj?
Më duhet të them se ne kemi marrëdhënie të mira tradicionale ekonomike dhe tregtare me vendet e BE-së, me pothuajse çdo vend të Europës. Lidhjet tona ekonomike me shumë vende europiane ekzistojnë prej dekadash dhe Irani e Europa kanë zhvilluar biznes prej dhjetëra vitesh. Përsa u përket aspekteve të tjera të marrëdhënieve tona, ne duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me Europën, me vende të veçanta europiane si dhe me BE-në. Ne e dimë se ekzistojnë disa ndryshime midis dy palëve. Ky është një fakt që nuk fshihet. Ka çështje për të cilat nuk na përputhen qëndrimet, por në të njëjtën kohë ne, besojmë se ka shumë gjëra që i afrojnë më shumë të dyja palët. Unë mund t’ju jap disa shembuj. Ne tashmë kemi biseduar për mundësitë e tregtisë, biznesit dhe investimeve. Të gjitha këto gjëra mund të kategorizohen si përfituese për Iranin dhe vendet europiane, sepse kur ju bëni biznes, nuk përfiton vetëm njëra palë. Në fakt, kur bëni biznes, të dyja palët përfitojnë. Ne jemi të gatshëm të zgjerojmë lidhjet tregtare, ekonomike dhe investimeve me Europën. Dhe ne kuptojmë se edhe Europa është e interesuar për t’u angazhuar me Iranin për këto çështje. Sa u përket aspekteve të tjera të marrëdhënieve, ne duam t’i zgjerojmë ato me BE për shkak të sfidave përballë nesh sot. Më lejoni të përmend disa, sikurse janë terrorizmi, ekstremizmi, dyndja e refugjatëve. Me të tilla probleme ndeshet edhe Irani njëlloj sikurse Europa. Ju e kujtoni se dy vjet më parë dyndja e refugjatëve nga Siria drejt Europës krijoi probleme atje. Ne pak a shumë kemi të njëjtat probleme këtu. Kështu që ka baza, arsye dhe qëndrime të përbashkëta për t’i adresuar këto probleme që të gjenden zgjidhje. Me pak fjalë, ne duam më të mirën e marrëdhënieve me Europën dhe kam parasysh BE dhe vendet europiane.

Përsa i përket Rusisë dhe Kinës, është fakt se Rusia është fqinji ynë i afërt. Ne na ndan Deti Kaspik. Kurse Kina ndodhet në zonën tonë, nuk është fqinj direkt, por shumë i afërt me Iranin. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta me Kinën dhe Rusinë.
Rruga e Mëndafshit është një ndër çështjet që paraqet interes për Iranin dhe Kinën, dhe jo vetëm për ato; shumë vende janë të interesuara për të, duke përfshirë edhe Shqipërinë, sepse ajo kalon nga Kina dhe arrin në Iran dhe pastaj drejtohet për në Europë. Kështu që ky është një projekt me interes për Kinën, Iranin dhe shumë vende të tjera. Por përveç lidhjeve ekonomike, që janë të rëndësishme për Iranin, Kinën dhe Rusinë, ka shumë gjëra në nivel ndërkombëtar, mbi të cilat ne kemi pak a shumë mirëkuptim të përbashkët, kemi pak a shumë qëndrime të njëjta. Gjatë procesit të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore, ne kemi pasur bashkëpunim shumë të frytshëm dhe të ngushtë me delegacionet e Kinës dhe Rusisë. Pra, ne kemi marrëdhënie të veçanta me Kinën dhe Rusinë dhe ne duam t’i mbajmë ata si diçka e domosdoshme për Iranin dhe të dyja këta vende.

Si një vend i fuqishëm ekonomik, Irani vazhdimisht ka treguar interes në zhvillimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor. Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet e Teheranit më këta vende të këtij rajoni?
Ky është një rajon i rëndësishëm në Europë. Qëndrimi ynë i përgjithshëm ndaj Europës zbatohet natyrisht edhe ndaj rajonit të Ballkanit, sepse ai është pjesë e Europës. Ne duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me këtë rajon dhe dëshirojmë të kemi bashkëpunim shumë të mirë ekonomik. Një çështje që është e rëndësishme janë lidhjet tradicionale, historike, kulturore dhe me disa edhe fetare. Kjo është një mjet tjetër në duart e Iranit dhe Ballkanit për t’u afruar më tepër me njëri-tjetrin. Kështu, Ballkani është një rajon i veçantë për Iranin dhe mendoj se vendet ballkanike kanë pak a shumë të njëjtat ndjenja ndaj Iranit. Ne kemi ambasada në pothuajse të gjithë vendet e rajonit, të cilat janë aktive dhe shumë prej këtyre vendeve kanë ambasadat e tyre në Teheran. Pra kemi bashkëpunim, kemi kontakte ditore me vëllezërit dhe motrat e Ballkanit. Siguria në Ballkan është e rëndësishme për ne dhe nisur nga pikëpamja e sigurisë, ne besojmë se të gjitha çështjet në rajon mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit. Ne shpresojmë se Ballkani është një rajon i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Europës si dhe për sigurinë dhe stabilitetin në zonë. Prandaj ne u kushtojmë rëndësi të madhe marrëdhënieve me vendet ballkanike, me vende të veçanta në rajon, duke shpresuar se të dyja palët do të përfitojnë prej forcimit të marrëdhënieve midis dy palëve.

Në vijim të kësaj ka pasur disa zhvillime të reja pozitive të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit, veçanërisht pas vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Teheran në muajin janar të këtij viti. Çfarë mund të na thoni për perspektivën e zhvillimit të lidhjeve të dyanshme dhe a priten shkëmbime të tjera vizitash të zyrtarëve të lartë për të konkretizuar këtë bashkëpunim?
Patjetër, Shqipëria është një vend i rëndësishëm në Europë dhe është një vend i rëndësishëm për Iranin. Sikurse e thashë, lidhjet kulturore dhe fetare midis Iranit dhe rajonit, veçanërisht me Shqipërinë, janë asete të rëndësishme për të dyja vendet. Ne besojmë se ka shumë mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve. Ju iu referuat vizitës së suksesshme të ministrit tuaj të Jashtëm dhe unë kam qenë në takimin e Z. Bushati me presidentin Rouhani. Presidenti ynë ishte shumë i qartë në mbështetje të marrëdhënieve më të mira ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë. Dhe në fakt, ai u referohej gjërave tepër të përbashkëta midis dy kombeve. Sa i përket vullnetit politik nga ana e Iranit, ne kemi vullnet të plotë politik dhe jam i sigurt se nga komentet dhe qëndrimet që kemi dëgjuar prej ministrit tuaj të Jashtëm dhe autoriteteve të tjera, ju keni të njëjtin vullnet politik. Kjo na jep ne mjetin e nevojshëm për të forcuar lidhjet politike, por veçanërisht ekonomike, sepse ne besojmë se ka shumë gjëra që të dyja vendet mund të arrijnë në fushën ekonomike. Jo vetëm tregti tradicionale, nënkuptoj import dhe eksport midis dy palëve, por ne mund të angazhohemi në projekte të mëdha, projekte zhvillimi. Kështu që para nesh ekzistojnë shumë gjëra dhe ne shpresojmë se mund të arrijmë gjëra të mëdha me kalimin e kohës. Sa i përket shkëmbimit të vizitave, patjetër ministri ynë i Jashtëm do të ishte i entuziazmuar për të kthyer vizitën që bëri në Teheran ministri juaj i Jashtëm, duke vizituar Shqipërinë në kohën e përshtatshme. Ne tashmë kemi rënë dakord për konsultime të rregullta politike në nivel ministrish të Jashtëm dhe kjo është një gjë tjetër e mirë, e cila na jep mundësinë për të bërë analiza të çështjeve të ndryshme, shkëmbim pikëpamjesh për probleme të ndryshme. Ne mendojmë se jemi në një terren të fortë dhe rrugë të drejtë për forcimin e marrëdhënieve të dyanshme reciproke dhe sigurisht mbi çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, Shqipëria u ka dhënë strehë disa qindra kundërshtarëve të qeverisë suaj. A jeni të shqetësuar nga kjo, si dhe nga pjesëmarrja e disa figurave politike shqiptare në veprimtaritë e MEK, më e fundit e zhvilluar në Paris në qershor të këtij viti?
Së pari, më lejoni të them se terrorizmi nuk duhet të tolerohet nga asnjë vend. Terrorizmi është kërcënim, është një rrezik jo vetëm për një apo dy vende. Ai është kërcënim për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ky fakt duhet kuptuar nga të gjithë. Së dyti, ne nuk njohim terroristë të mirë apo të këqij. Të gjithë terroristët janë të rrezikshëm, sepse ata nuk duan të shikojnë t’u ndodhin gjëra të mira njerëzve. Dallimi midis një terroristi të mirë apo të keq, mendoj se të keqdrejton përfundimisht. Nuk duhet të pranojmë ndonjë nocion që do të kategorizonte një terrorist të mirë kundrejt një terroristi të keq, organizatave të mira terroriste kundrejt organizatave te këqija terroriste. Organizata të cilës i referoheni ka qenë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17.000 iranianëve të pafajshëm. Ky fakt duhet mbajtur mirë në mend. Asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt. Kështu që, kushdo që merret me këta njerëz, duhet të njohin faktin se ata kanë kryer kaq shumë krime dhe se urrehen nga iranianët. Kjo është diçka që duhet mbajtur mend nga të gjithë ata njerëz që janë në kontakt me këtë grup.

Së fundmi, Kosova është vendi me i ri i pavarur dhe sovran në Europë, i njohur nga më shumë se 100 vende në tërë botën. Cilat janë pengesat që Irani nuk e njeh Kosovën. Ndërkohë, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga BE vazhdon.
Sikurse e përmenda në komentet e mia më sipër, ne mendojmë se Ballkani është një rajon sensitiv. Rajoni është i rëndësishëm për Europën. Ne jemi plotësisht të interesuar për qëndrime paqësore ndaj zonave të ndryshme të tensionuara në Ballkan. Ne besojmë se mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet është dialogu dhe mirëkuptimi. Kjo është arsyeja që ne kemi mbështetur fort dialogun në vazhdim midis Prishtinës dhe Beogradit. BE, sikurse thatë edhe ju, është aktiv për t’i afruar të dy palët dhe ne e kemi mbështetur këtë, sepse kemi bindjen se nuk ka alternativë tjetër veç dialogut. Ne shpresojmë se një zgjidhje mund të arrihet midis të dy palëve, në mënyrë që i tërë rajoni mund të përfitojë nga një përpjekje e tillë. Ky është qëndrimi ynë se përse ne mbështesim vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne shpresojmë se ata do të finalizojnë dialogun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Genc MLLOJA, Gazetar, ish-diplomat


Albanian Daily News

(BalkanWeb)


Komente ( 18 )

  • Skenderbeu ke komentuar me vend! Po keshtu do vazhdoj ne albanistan edhe 500vjet ne vazhdim!

  • Perse u zgjodh Shqiperia si strehim per keta Muxhot dhe Kinezet Ujgure (te Guantanamos)?!

    A mos thua ne jemi populli me mirprites ne Bote?
    Me bujaret?
    Apo populli me mireqenjen dhe standartet e jeteses me te larte?!

    Ne do mbajme llumin e Azise dhe Lindjes se Mesme, ne jemi kazani i plehrave te botes.

    E gjithe kjo behet per para, Shqiperia mbushet me plehra, pushtetaret dhe politikanet mbare pasurohen.

    Irani ka gaz dhe nafte, po te jemi shtet sovran dhe vegel e askujt mund te bejme marreveshje tregtare ku gazi dhe nafta te jene shume me lire ne Shqiperi.

    Por, qenka me mire te bejme tregti me Turkun qe zhvati Shqiperine dhe masakroi tokat per minerale dhe Hece, apo dhe me Arabet qe shqetesohen vetem per Xhamia dhe Medrese!

    Shqiperia eshte si shtet Afrikan, i korruptuar, analfabet, qe shfrytezohet nga bota dhe pa te ardhme!

  • Ti Aardi me sa kuptoj une shqip paska fole Anton.po ti te je nje laper.si vec me ta dhane ne g..je se per tjeter ste je

  • @ Anton.Car thu mer malok.Fol shqip.

  • Kjo asht trashgimia e Gjergj Kastriotit. Nji vend islamik terrorist, nji vend ateist terrorist edhe sod nji vend arrogant edhe degjenerum. Andrra per Shqipni.

  • D.m.th,sipas ketyre”kokeleckave”Iraniane,me shume se114 shteteve me te fuqshem dhe me demoratike ne bote qe e kane nojhur pavaresine e Kosoves,qenkan”Gabim”?!Thuj te verteten more koke TUL!

    • A je normal ti o burr, Shqiperia strehon armiqte e Iranit, terroriste te cilet kane vrare njerez te pafajshem dhe e kane tradhtuar shtetin e tyre duke luftuar na krah te Saddamit dhe ju prisi qe Irani do ta njohe Kosoven si shperbllim apo cfare? Mendoni se iraianet jane budalenje?

      • Po disa shtete te tjere myslymane qe s’e kane njohur pavaresine e Kosoves,edhe prej tyre shqiperia ka pranuar terroristet”Tradhetaret,armiqte”e tyre sic ka pranuar Iranianet?! O koke tul:Pranimi I Iriananeve ka qene ne marrveshje me shtetet e bashkuara dhe nuk ka qener shqiperia qe I ka dhene strehim politik atyre.

  • Bobo sa te afte jane keta islamofobet. Kolin çun leshi prej leshit. Shko mor pirdhu me kete kryqtarin nga Shkodra qe historikisht ndihmonin malazezet.

  • ZOTI ZËVËNDSMINISTËR,

    PSE NUK I DHE PËRGJIGJE PYTJES SË GAZETARIT SE: PSE NUK E KENI NJOHUR ENDE SHTETIN E KOSOVËS?

    TI PËRMEND “VLLEZRIT E MOTRAT” (mutlimanë) POR ATA TË KOSOVISTANIT REFUZONI T’I NJIHNI?

    TUNG!

  • Shkodra, je krej injorant nga lloji i juaj, kur flasim me logjik na ktheni me mashtrime,

  • Ja teroristat tuaj z.minister si ky komentues Eden parajsa
    ..frytet e para te percarjes student siit nga libani eduart shefkiu me shoket iran siit

  • BRAVO, IRANI ESHTE KAMPION I LUFTES ME ISIS DHE FRONTIn AN-NUSRA te cilet indoktrinuan te rinjte tane dhe sunnitet duhet te kene turp per kete, sepse njerez te tille largonje njerezimin nga Islami. Irani e shpetoi Irakun nga ISIS, kurse ne Libi sunnitet vriten ne mes veti, kot akuzoni Iranin, a nuk e shikoni percarjen midis A. Saudite dhe Katarit, prape Irani ju ka fajet…..

  • Keta jeni ju iranjant shiite.ti z.minister iranina dhe keta mucaihid me qellim te larget ju i keni dergu.pas ju fshihni

  • Mjafton te shfletosh pak histori kupton. Ckeni bere ne lindje,irak,libi,siri etj ender shekuj,pasi shiiliku pra grupi juaj eshte krijuar ne kohet e hershme si fraksion islam kundra islamit,sikur ü krijua fraksioni tjeter vahabi mjekerra ne 1876;nga gjakpirsa lozhash.perca sundo .

  • Ju iraniant i keni sjelle me metodat te largeta. Shiit e tua jane,i dergoni nepermjer agjenturave tua hajde mere vesh me sorrosjanet,per te bere percarjet e tua ne shqiperi.

  • Shteti Shqiptar mer peng popullin e vet qe e meritojne te meren se janë dele te gjithe pa perjashtim kush ka shkuar te kutija ti sherbej mafies 27 vjecare komuniste duke nisur ke sala e perfundon ke Rama. Gjithe terroristet e botes aty e kane vendin e strehen ke shteti Shqiptar sepse eshte vete shteti mafioz e i thith vetvetiu keto lloj njerezish. Krenar qe kurre si kam sherbyer mafies ne shqiperi politikes.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.