Shqipëria zhvillon sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në të cilat qytetarët do të vendosin për qeverinë e re dhe 140 deputetët e rinj të Kuvendit,në një gare mes 18 partish politike.

Qendrat e votimit në të gjithë vendin hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19″00.

Votuesi i pare ka qenë kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili pasi hodhi votën në qendrën e votimit tek Liceu Artistik deklaroi se gjithçka eshte gati, duke iu bërë apel qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“KQZ në kohë rekord ka bërë gati përgatitjet për zgjedhjet. Zgjedhjet të zhvillohen të qeta dhe komisonerët të jenë të paanshëm. Apel gjithe shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje”- tha Zguri pas votimit.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 mijë zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi.

Procesi do të administrohet nga 90 komisionet zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).
Për zgjedhjet e reja janë regjistruar si subjekte elektoralë 18 parti politike, që konkurojnë më vete e qe kane regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: