Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shqiptari bie nga kati i dhjetë i një ndërtese në Itali, në gjendje kritike për jetën (Emri)

policia-italiane4

ITALI– Një shqiptar në Itali është aksidentuar në punë duke rënë nga kati i dhjetë i një ndërtese ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Via Nazionale Piemonte, ndërsa shqiptari që ra nga lartësia prej 10 metrash është Edmond Ndou, 33 vjeç.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese kur ka humbur ekuilibrin dhe ra në tokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.