JANINË-Një makinë me lëndë narkotike që vinte nga kufiri greko-shqiptar është ndaluar në Janinë. Mësohet se pas ndjekjes nga policia, makina është kapur në Metsovo.

Pasi ka ndaluar mjetin, drejtuesi i saj e braktisi atë dhe u largua me vrap, duke lënë pas 2 çanta me 26 pako që përmbanin 43 kg 380 gr marijuanë. Sakaq, nga hetimet e policisë greke, mjeti rezulton i vjedhur në Greqi.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shoferin shqiptar, rreth 35 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb