Një i ri nga Kosova ka arritur të shpikë një lojë teknologjike përmes së cilës fiton edhe para. Genc Sadiku ka krijuar lojën e tij më të re “Carshift”, një lojë që përfshin edhe elemente të qyteteve kryesore shqiptare, si Prishtina, Tirana dhe Shkupi, ndërsa mund të shkarkohet në App Store dhe në PlayStore falas.

E veçanta e kësaj loje është se mund të luani në të edhe “multiplayer”.

Google e ka vendosur lojën në një renditje shumë të mirë duke e vlerësuar me 4.8 yje, gjë që rrallë ndodh nga kjo kompani për lojëra të këtilla.

Megjithatë, Carshift është një lojë që po adhurohet shumë nga maniakët e lojërave teknologjike në telefona celularë dhe në tableta.
k_1492945166-4915478 (1)
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb