Malajzia ka ndaluar transmetimin e këngës ‘Despacito’ pasi sipas saj teksi ka përmbajtje seksuale. Një ministër tha se kjo këngë konsiderohet si jo-islamike dhe shteti ka ligje për ndalimin e tyre, shkruan BBC.

“Kënga Despacito nuk do transmetohet në stacionet tona sepse kemi marrë ankesa publike. Tekstet nuk janë të përshtatshme,” – tha ministri Salleh Said Keruak për AFP.

Ai tha se kënga ka përmbatje seksuale dhe kjo gjë nuk është e përshtatshme për fëmijët e vegjël.

Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më të dëgjuara e të gjitha kohërave vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg, me 2.6 miliard klikime në You Tube

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb