Grupi i Shtetit Islamik publikoi një video për të cilën thotë se tregon ekzekutimin me prerje koke të një oficeri rus të zbulimit në Siri. Videoja publikohet në kanalet e mediave sociale të ISIS-it.

ISIS-i thotë se personi që ekzekutohet në mënyrë brutale në video është kapiteni 36-vjeçar rus Jevgeny Petrenko, të cilin grupi e akuzon se ka infiltruar në organizatat islamike të Kaukazit, shkruan “voa”.

Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas njoftimeve, ka mohuar se njëri nga oficerët e saj të zbulimit është kapur dhe ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS-it.

Njeriu që e identifikon veten në video si Petrenko, pohon se është dërguar nga qeveria ruse për të depërtuar në nivelet më të larta të udhëheqjes së ISIS-it dhe akuzon Shërbimin Federal rus të Sigurisë për braktisjen e tij.

Por Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka mohuar lajmin se “një zyrtar rus është kapur dhe ekzekutuar nga grupi militant Shteti Islamik në Siri”, kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve, transmeton Reuters.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: