Që pas përfundimit të Lojërave Olimpike, Usain Bolt nuk e kemi parë më në pistën e vrapit duke u stërvitur, por vetëm në festa i rrethuar nga femrat. Kësaj radhe ai ndodhet në karnavalet e Trinidad. Njeriu më i shpejtë i botës, u pa i rrethuar nga shumë femra teksa festonte gjatë fundjavës.

Pa bluzë, duke shijuar të ngrohtin e Karaibeve, Usain duket se po kalon kohë të mira. Vëmendja ndaj tij nuk mungoi as në festë, pasi të shumta ishin femrat që kërcenin me të.

30-vjeçari dha dorëheqjen nga Lojërat Olimpike këtë verë në Brazil.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: