Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Shtrigat” dhe “Krokodili”, ish-drejtori i Arkivës hap historitë e vjetra: Kadare kishte dosje, u asgjësua në 1979

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005.  AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi i është përgjigjur sot Ilir Demaliajt, një nga eksponentëve kryesorë të ngjarjes së 2 korrikut të vitit 1990, e cila njihet ndryshe edhe si çarja e bllokut të ambasadave.

Kastriot Dervishi ndër të tjera thotë se veç faktit se postoi letrën e Kadaresë, Demaliaj nuk ka fakte të tjera, ndër to përmend një dosje ndjekjeje edhe për Kadarenë në viti 1979.

Dervishi thotë se Demaliaj niset nga argumenti se e publikoi letrën, sepse nuk ishte e njohur më parë. Për ish-drejtorin e arkivës kjo nuk ishte çështje kureshtjeje, por qartësisht për të çorientuar publikun shqiptar, i cili pjesërisht e kuptoi si denoncim sepse nuk i njihte historitë e vjetra të dosjeve “Shtrigat” dhe “Krokodili”. “Ashtu sikurse çështje të tjera dalin në problemet e centralizuara p.sh. “Bloza”, “Katrani”, “Aventurierët”, etj. Në atë kohë u hap dosje ndjekjeje edhe për Ismail Kadarenë, por këto janë asgjësuar në vitin 1979”, thotë Dervishi.

Statusi i Kastriot Dervishit
Një përgjigje për Ilir Demaliajn
Sot në të përditshmen “Panorama”, Ilir Demaliaj, nga llogorja e luftëtarit publicistik kundër Ismail Kadaresë, më ka përmendur në një shkrim të radhës në lidhje me çështjen e letrës së vitit 1980 të Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës. Nisur nga kjo, për pjesën time, nga llogorja e arkivistit e studiuesit i jap këtë përgjigje atij dhe çështjeve që ngrihen në atë artikull.

Nuk kam përmendur në asnjë rast emrin e Ilir Demaliajt sepse ai është rastësor e pa lidhje në këtë histori, është vetëm një shpërndarës dokumentesh. Unë i dal për zot vetë çdo materiali që emetoj dhe askush në botë nuk mund të më përdorë si shpërndarës. Kësisoj, Demaliaj le t’i linte “furnitorët” t’i dilnin për zot letrës dhe të debatonin si të donin e sa të donin.

Demaliaj nuk është studiues, as njohës historie. Nëse ju kujtohet, ai deklaroi se disa fletë të dosjes që i dhanë për ta shpërndarë qenka “deklasifikuar”, në një kohë që ajo nuk ka qenë asnjëherë e tillë sepse letër është e nuk ka lidhje me sekretin. Në gjuhën e arkivistikës dhe të studiuesve këto janë gjëra elementare. E kur Demaliaj nuk i njeh këto gjëra të thjeshta, mos duhet pretenduar se njeh më shumë se kaq?

E kam ndjerë si detyrim që atë që dija ta ndaja me publikun, sepse këtë histori unë e njoh shumë mirë prej kohësh. Për kujtesë, në qershor 2011 kam dhënë disa intervista ku kam shpjeguar ndryshimin midis proceseve agjenturore-operative dhe atyre hetimore-gjyqësore. Në atë kohë u duk sikur “mbrojta” shkrimtarin Fatos Kongoli të cilin nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, sepse qëllimi i reagimit tim ishte vetëm e vërteta dhe jo avokatitë e qokat. Të gjitha këto çështje të viteve 1978-1980 janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato nisin me një denoncim që bëhet dhe vijojnë me arrestime, vetëvrasje, këshillime, presione.

Edhe vetë Demaliaj nuk është konsekuent në atë që pretendon se mbron. Fillimisht, duke mos qenë në dijeni të aktivitetit antikomunist të Kadrie Kadaresë postoi letrën duke pretenduar “ligësinë” e Ismail Kadaresë kundër motrës së vet, e cila “i dhimbsej”. Më pas, hedh insinuata në lidhje me ndonjë rekrutim me “material shtrëngues” të Kadries (të jetë i qetë edhe këtu se nuk ka ndodhur). Po ashtu vendos në gojën time shprehje që nuk i kam thënë se gjoja dosja e Kadries është mbyllur në vitin 1978. Në asnjë postim timin nuk e kam shkruar këtë. Postimet janë të hapura dhe lehtësisht të verifikueshme. Presioni ndaj Kadries ka qenë i lartë dhe i pandryshueshëm në vitet 1978-1980. Edhe në hetuesi e kanë thirrur gjatë kësaj periudhe (fakt tjetër që Demaliaj nuk e di). Në rast se Ismali do ishte aq i keq me motrën e vet, mjaftonte të mos ta shkruante atë letër dhe Kadria do ishte në burg.

Demaliaj niset nga argumenti se e publikoi letrën, sepse nuk ishte e njohur më parë. Mendoj se nuk ishte çështje kureshtjeje, por qartësisht për të çorientuar publikun shqiptar, i cili pjesërisht e kuptoi si denoncim sepse nuk i njihte historitë e vjetra të dosjeve “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Ashtu sikurse çështje të tjera dalin në problemet e centralizuara p.sh. “Bloza”, “Katrani”, “Aventurierët”, etj. Në atë kohë u hap dosje ndjekjeje edhe për Ismail Kadarenë, por këto janë asgjësuar në vitin 1979.

Kjo letër është e lidhur me proceset e tjera. E veçuar, ajo nuk është gjë tjetër veçse një manipulim ndaj publikut. Në mënyrë të habitshme, më pyet nëse e kam diskutuar me Ismail Kadarenë apo jo? Kam lexuar aq letra, saqë nëse do bëja diskutime me shkruesit e tyre nuk do më dilte jeta. Kushedi sa letra kam lexuar për shembull nga oficerët e punëve të brendshme. Mos duhet të kërkoja se ku ishin ata edhe bijtë e tyre brenda apo jashtë Shqipërisë?

Së fundi, po ju them diçka tjetër. Kam lexuar qindra letra të të dënuarve politikë të dënuar me vdekje apo edhe me burgim. Ka mjaft raste kur ata apo familjarët shkruajnë se vuajnë nga çrregullime mendore, prandaj i duhej falur jeta apo ulur dënimi. Tani t’i marrin këto letra e t’i botojmë në këtë formë e të themi se e kanë pranuar vetë çfarë kanë qenë dhe e meritonin dënimin me burgim apo me vdekje?

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 9 )

  • Ore zoteri,
    Me Ilir Demaliajn merreni?! Mos eshte intelektual? Mos eshte i letrave? Shkrimtar?! Kritik?! Apo historian?!
    Nji palo alabak qe i pelqen pedestali pa arritur asnji gje ne jete. Muhabete bulevardesh dhe kafenesh shqiptare. Mos harxhoni frymen kot dhe beni debat me nie injorant te rendomte.
    Ismail Kadare eshte ne pedestal, me dhjetra nivele siper njerezve normal ne shqiperi dhe bote, por me mijra siper Demaliajt.

    Shume kohe harxhova.

  • Z

    Ti lulezime mos permend mister Z SE nuk eshte lapanjoze dhe lypes I pinjolleve te blokut si ti lulezime kurse kadareja eshte mal me jashteqitje SE ashtu quajti me 2/ koorrik 90 ata qe hyne NE ambazada dhe ti lul parazit NE malin jashteqitje kadare.

  • Nga e di z. Dervishaj se Ismail Kadarese i eshte zhdukur dosja ne 1979? Kadareja u zgjodh deputet ne Kuvendin Popullou ne 1978, pikerisht kur e motra thonte ato fjale per Enverin.
    Kastriot, ti nuk ke patur mundesi te mesonje per gjoja dosjen e Kadarese. Arkivi yt nuk permbante dosje te tilla. Ato i kishte SHISHI.
    Pastaj ceshtje e Kadrije Kadarese eshte ne vitin 1978, kurse letra eshte ne 1980. Mos e kaperce kete gje.

    Ismaili ka shkruajtur leter jo vetem per Enverin, por edhe per Nexhmijen.

  • Thjesht tenton te beje shantazh me stilin patetik te atyre te cilet iu ka lexuar letrat por ne fakt, i hedh benzine zjarrit.
    Pse u asgjesua dosja ne 1979 kur asgje nuk asgjesohej atehere e jo me dosjet e “ndjekjes”???

  • Atehere lulezime Na del antikomunist dhe ramizi enveri nexhmia dhe ti lulezime Duke tundur dybekun me Ismaili.

  • 1- 70% E TE RINJEVE E TE REJAVE SHQIPTARE. KANE. MARRE. RRUGET E MERGIMIT. SI. SHKAK I PAPUNESISE E MJERIMIT NE. VENDIN E TYRE. 2- DHJETRA. QYTETARE. VDESEN. NE. JAVE. SI. SHKAKE. SE. NUK. KANE. LEKE. ME. U PAGUE. BAKSHISH. MJAKEVE , TE. CILET. PO. NUK JU DHE’ LEKE. SA TJU NGOPET XHEPI E SYRI NUK TE. AFROHEN ,PER KUNDRAZI.NUK TE LENE AS NE DHOME. POR TE. LENENE KORIDOR NE MOS NE OBORR , KJO. ASHTE MJEKSIA QE DUAM. 3- KU DHJETRA. QYTETARE NE VITE VRASEN VEHTEN NGA. MJERIMI E SKAMJA , SE NUK KANE AS 3000 LEKE ME PAGUE ENERGJINE E PERFUNDOJNE , O NE VETEVRASJE , O ,N BURGE. 4- KU KE FRIKE ME DALE. NE. RRUGE. SE. DHE. NESE. MUNDE TI. SHPETOJSHE AKSIDENTEVE. AOTOMOBILISTIKE. NUK JU. SHPETON PLUMBAVE. TE. BANDAVE , QE. JANE DJEM POLITIKANESH ,QEVERITARESH ,MJEKESH , PROKURORESH E GJYQETARESH , PRA. DJEM. ME. LEKE. KUPTOHET ME ” DJERSE ” 5- KU , PROVO. TE. SHKOSH NE NDONJE. ZYRE PER. NDO NJE. HALL. SE. TE. DETYROJNE. TE. MARRESH. KREDI. NE. BANKE PER T’JU PAGUE RYSHFETIN. 6-KU.PRODHOHEN , PERPUNOHEN , TRANSPORTOHEN E. SHITEN MBI 100000 (njeqinde mije ton ) DROGE. NE. VITE. 7- KU.TE MBYTE MORRI ,E, PISLLEKU. SE. KA 7( shtate ) JAVE. PA. UJE. 8-KU TE CAN BYTHEN KRYETARI I BASHKISE ,ERION VELIA ,24 ORE NE 24. 9-KU KRYEMINISTRI ME, ” FITOREN ” E. 25 QERSHORIT KA. NGELE. DERE E ME DERE TE TANE SHQIPNISE DUKE TREGUE BARCOLETA. 10- KU. SHQIPNINE E KA MBULUAR. FLAKA , E QEVERIA I THOTE POPULLIT : RRINI URTE E MOS BANI ZA , SE. KA. DHE. ME. KEQE. SE. PO. JU. MESHIROJ ME. KAQ. SE. PO. ME. NXEFET. URDHEROJ. TJU. LESHOJE TERMETET. NE. KETE. BOLLEK E MIREQENJE. QE. KANE. SHQIPTARET. JU. GAZETARUCE , PUPLICISTUC ,E ANALISTE. LESHI. NA. CATE. BYTHEN. ME. ISMAIL. KADAREN. QE. SE. TE. GJITHE. TE TNERET. NJE. SPIUN I. SIGURIMIT KA QENE DHE. SOTE. LOJEN. E ATYRE. QE. E KANE. SHKOLLUAR. PO. BANE. EDHE. EMIGRANTI. ME. I. RENDOMTE. NJE. TJEGULL E KA. VENE. NE. SHQIOERI. NDERSA. ISMAIL. KADAREJA. EDHE. NJE. GURE. CAKMAKU. NUK. KA. INVESTUAR. NE. SHQIPNI. VECSE. I. KA. MARRE. KETIJE. POPULLI. DELE , BAGETI. MJERAN. E JU. NA. CATE BYTHEN.DHE K…..IN. ME. KETE SPIUN ,

  • Lankaster ose misterZ.po lexo e meso si te arsyetosh mor evlat,nuk mundesh te diskutosh cdo gje or mik e sidomos ne ate gjendje qe je ti.Kadarea esht shum mal i larte per ty or mik.ti e shum te tjere si ty as nuk mund te qendroni nen kembet e atij mali.Mos me thuaj se jam komunist e berishian ,sepse jam me (antikomunistat)Rama e socialistet shqiptare qe as nuk kan pas e as nuk kan lidhje me komunizmin.besoj se je i kenaqur keshtu

  • Qenka palle fare ky Dervishaj???

  • Po te ishte enveri gjalle do
    Dilte I persekutuar sipas

    Dervish fari balliut berishes
    Te rekrutuar nga hekuran Isis

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.