TIRANË- Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka akuzuar dy liderët e maxhorancës, Ilir Meta dhe Edi Rama për skenarë që mund të kthejnë zgjedhjet në një referendum. Ai akuzoi Ramën dhe Metën se po sillen si PD që ndodhet në çadër prej 60 ditësh.

“E patë ça ndodhi në Turqi? Mund të ndodh dhe në Shqipëri. Kjo është arsyeja që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Si mund t’ua lëmë Shqipërinë juve? Rama do të që votohet si çështje…apo jo Taku (Spartak Braho)? Po prishni republikën. Jepni një kandidat që ta dinë njerëzit se kush do jetë presidenti. Jo ditën e fundit. Kjo krizë është krizë pallati, luhet në një pallat. Janë tre çadra, të PS, LSI dhe PD. Si kërpudha. Akoma është në krizë pallati dhe kjo mund të jetë një krizë populli. E kam krahasuar ’97 me 2017. Mijëra vende pune do humben dhe shpresat e njerëzve do zbehen dhe shumë njerëz do ikin. 3 mijë bebe më pak, 50 mijë bebe më pak se një dekadë paraardhëse. Si ka mundësi që shkojmë nga progresi në regres. Në fund të këtij cikli politik do kemi zbuar 1 mln njerëz nga Shqipëria. Mos bëni hile procedurale, ndaj zoti Kryetar bëni diçka për këtë”, u shpreh Blushi duke iu drejtuar Metës.

Nga ana tjetër kreu i Kuvendit tha se gjithçka është bërë me vullnetin e mirë për të evituar një krize të madhe.

“Unë nuk marr përsipër të shpjegoj çështjen e procedurave sepse KQZ dhe kolegji mund të shprehen për to. Dëshira dhe vullneti kanë qenë për të evituar një krizë më të madhe se ajo procedurale dhe për t’i dhënë një mundësi opozitës të regjistrohen që të përfshihen në garën e 18 qershorit edhe për çështjen e presidentit. Qëllimi nuk ka qenë për të dështuar por për të respektuar veprimet procedurale. Nuk ka pasur kandidatë edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit me opozitën. Besoj se nuk është normale që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitën”, theksoi Meta.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb