TIRANE– Pas vendimit të marrë dje në Kuvend për shtyrjen e votimit të projektvendimeve për ngritjen e komisioneve për vettingun ka folur kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Sipas Xhafajt, u kërkua kthimi i listës dhe hapja e garës për vettingun, -ndërsa shkak për shtyrjen janë bërë kërkesat e shumta dhe koha e shkurtër- tha kreu i Komisionit të Ligjeve. Po ashtu ai theksoi se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pohoi se kërkesat ishin të rregullta, por kishte mungesë dokumentesh.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Xhafaj bëri një apel nëse nuk votohet në kohë Vettingu, ndërsa numëroi dhe pasojat. “E kam fjalën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e lartë të Gjyqësorit, sepse këta kanë një afat të limituar nga kushtetuta. Kjo është arsyeja pse konsiderohet tejet i rëndësishëm Vettingu. Partitë kanë detyrimin që të respektojnë Kushtetutën sepse janë parti kushtetuese. Por këto forca politike kanë votuar aneksin që parashikon Vettingun. Po ashtu, Xhafaj u pyet dhe në lidhje me rolin e Avokatit të Popullit në këtë proces, ndërsa ai u përgjigj se: “nuk ka asnjë cenim të rolit që Kushtetua i ka dhënë Avokatit të Popullit”

Projektvendimi i djeshëm në Kuvend parashikon shtyrjen me një javë të afatit të aplikimeve për komisionin ad-hoc.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: