TIRANË- Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve pritet të ndajë sot fondet për për partitë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas projektvendimit, fondi ndahet në dy pjesë, 95 % e tij jepet për gjashtë partitë që kanë më shumë vota, ndërsa 5 % është për 9 parti më të vogla.

Te 95 % e fondit hyjnë PS e cila merr 44,486,402 lekë të reja, LSI me 11,253,690 lekë, PDIU me 2,803,414 lekë; FRD me 1,827,703 etj.

SI LLOGARITEN
Shuma që i takon secilës parti politike gjendet duke pjestuar shumën prej 61.75 milionë lekësh me 990.255 vota të vlefshme të grumbulluara nga 6 partitë politike që përfitojnë nga 95% i shumës së korduar nga buxheti i shtetit, herësi që del shumëzohet me numrin e votave që ka përfituar secila parti në zgjedhjet e vitit 2013.

Pjesa tjetër e fondit prej 3.25 milionë lekësh, 5% e fondit të vënë në ispozicion nga Buxheti i Shtetit për këtë qëllim, ndahet ndërmjet 9 partive politike të cilat janë regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017 dhe nuk përfitojnë nga ndarja e 95% të fondit.

Shuma që i takon secilës nga 9 partitë politike që perfitojne nga 5% i shumës së akorduar nga buxheti i shtetit gjendet duke pjesëtuar shumën prej 3.25 milionë lekësh me 9, numri i partive që përfitojnë, 361.111 lekë është shuma që përfiton secila nga 9 partitë politike.

Në total, fondi prej 65 milionë lekësh i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore, do t’u shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017.

Shihni tabelën e mëposhtme dhe mënyrën e shpërndarjes së fondit

tabela

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb