Dita e Shën Valentinit e njohur ndryshe si festa e të dashuruarave është festuar në pothuajse gjithë botën dhe sigurisht kësaj feste nuk mund ti shmangeshin as futbollistët. Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për këtë ditë duke bërë “shopping” në Madrid së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Futbollisti dhe e dashura e tij janë shfaqur së bashku në publik në Paris kur kanë shkëmbyer dhe puthje. Kujtojmë që e dashura e portugezit punon në qyqanin “Gucci”, ndërkohë që mendohet se njohja mes tyre ka ndodhur pikërisht në një dyqan, por në kohën kur punonte në zonën VIP të “Dolce & Gabbana”.

Futbollisti shfaqet me një dhuratë në dorë të cilën mendohet se ja ka bërë pikërisht të dashurës së tij në këtë ditë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: