TIRANE- Vrasja horror e dy ditëve më parë në oborrin e banesës së familjes Aliaj, ku djali Selaman Aliaj qëlloi për vdekje të atin 74-vjeçar, F. Aliaj ndoshta nuk do të ishte zbuluar, pasi ku i fundit shpejtoi të zhdukte gjurmët e krimit makabër.
Gazetarja Dorjana Bezat sjell të tjera detaje nga ngjarja e frikshme për “BalkanWeb” dhe tregon se si arriti policia të zbulonte këtë krim.
Sipas burimeve pranë policisë së kryeqytetit, ka qenë djali tjetër i familjes Aliaj ai që ka telefonuar për të raportuar se vëllai dhe i ati ishin grindur në oborr e më pas të dy kishin ikur nga banesa.
Blutë e Tiranës kanë zbarkuar në vendngjarje aty ku kanë gjetur shenja gjaku e kanë ngritur dyshimet e para.
Më pas kanë bërë të mundur shoqërimin e Selmanit, autorit të ngjarjes i cili, siç raporton policia, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen.
Fillimisht ai ka pohuar vetëm faktin se është grindur me të atin dhe s’kishte dijeni për vendndodhjen e tij, e më pas ka hedhur dyshime se mund të jetë mbytur në liqen.
Kjo ka bërë që të nisin kërkimet e polumbarëve, e të gjejnë trupin e të moshuarit. Dyshimet se ai mund të ishte autori janë përforcuar kur gjetën edhe armën e krimit të fshehur në oborr, një çekiç.
Hetimet e policisë mblodhën prova të mjaftuaeshme për të ngritur akuzën për “Vrasje për shkak te rrethanave familjare” mbi 28-vjeçarin Aliaj.
NJOFTIMI
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Selman Aliaj, 28 vjeç, banues në Shkozë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Aliaj pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal
(m.a/BalkanWeb)