DURRES- Roja Bregdetare e Durrësit, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve gjatë një kontrolli të rastësishëm kanë gjetur plot 113 kg kanabis në afërsi të Kepit të Rodonit në Gjirin e Lalzit.

Nuk dihet nëse droga ishte lënë aty që të shkonin trafikantët, por me sa mund të shihet edhe nga fotot, pakot me të cilat ishte mbështjellë lënda narkotike kishin mbishkrime të ndryshme, që mund të jenë edhe kode të përdorura nga trafikantët, me qëllim që transportuesit e drogës të mund të gjenin mallin.
18493930_292998034459373_687473825_o

18519312_292998051126038_2005123021_o

18493741_292998057792704_957275572_o
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: